Sulme të rënda izraelite në Liban, 39 viktima nga shpërthimet, mes tyre fëmijë
Të paktën 39 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në jug të Libanit gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë. Sulmi më i rëndë u regjistrua në qytetin jugor Saksakiyeh, ku sipas autoriteteve libaneze u vranë të paktën shtatë persona, përfshirë një vajzë të mitur, ndërsa 15 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre tre fëmijë. Nga ana tjetër, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaruan se kishin në shënjestër anëtarë të grupit të armatosur Hezbollah, duke pretenduar se objektivi ishte një strukturë e përdorur për qëllime ushtarake. Ushtria izraelite tha se kishte marrë masa për të shmangur dëmtimin e civilëve, përmes përdorimit të municioneve precize dhe mbikëqyrjes ajrore. Përplasjet mes...
Burimi:
top-channel.tv