Sulme të reja izraelite në Liban, Donald Trump lë të hapur mundësinë e një lufte të re
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se marrëveshja e re e armëpushimit me Iranin nuk është përfundimtare dhe se Uashingtoni mund të rifillojë operacionet ushtarake nëse nuk është i kënaqur me zbatimin e saj. Duke folur gjatë samitit të G7 në Francë, Trump e përshkroi marrëveshjen e arritur tre ditë më parë si një memorandum mirëkuptimi dhe paralajmëroi se SHBA-ja mund t’i rikthehet veprimeve ushtarake nëse Irani nuk respekton kushtet e dakorduara. Liderët e vendeve të G7 përshëndetën marrëveshjen gjatë takimit në Evian-les-Bains të Francës. Memorandumi pritet të nënshkruhet zyrtarisht të premten në një ceremoni në Zvicër. Në të njëjtën kohë, udhëheqësit e G7 kërkuan armëpushim të menjëhershëm në Liban, ku dokumenti parashikon ndërprerjen e luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut, grupit...
Burimi:
ntv.al