Sulme të koordinuara terroriste ndaj zyrtarëve të partisë në pushtet në Greqi, brenda 20 minutash u vihet zjarri 3 shtëpive (VIDEO)
Pesë persona mbetën të plagosur, mes tyre një grua në gjendje kritike dhe e intubuar, pas tre sulmeve të koordinuara me bombola gazi që synuan banesat e tre zyrtarëve të partisë në pushtet në Greqi, Demokracia e Re (ND), në Selanik. Sipas autoriteteve sulmet u regjistruan njëra pas tjetrës në orët e para të mëngjesit, vetëm në 20 minuta, dhe dyshohet se autorët lëvizin me motoçikleta. Çështja është marrë në hetim nga Shërbimi i Antiterrorit, i cili po shqyrton mundësinë që bëhet fjalë për një plan të organizuar, sipas raportimeve të mediave greke.Sulmi më i rëndë u regjistrua në zonën e njohur si Harilaou, rreth orës 04:35, ku një zjarr që u shkaktua prej një bombole gazi u përhap e shpejtësi duke përfshirë edhe dy...
Burimi:
javanews.al