Sulme reciproke Ukrainë-Rusi, viktima në territorin ukrainas
Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës vranë dy persona dhe plagosën 4 të tjerë në rajonin e Samit, bënë të ditur të dielën autoritetet lokale. Sipas burimeve, një grua 64-vjeçare humbi jetën si pasojë e një sulmi me dronë në lokalitetin Bilopol, ku gjithashtu dy burra të moshave 51 dhe 66 vjeç mbetën të lënduar. Edhe viktima e dytë ka qenë një grua rreth së njëjtës moshë e cila gjeti vdekjen në lokalitetin Seredino-Budsk, që u sulmua me bomba ajrore të telekomanduara, dronë, artileri dhe goditje mortaje. Konkretisht, në rajonin e Samit u bombarduan 17 vendbanime, saktësuan më tej burimet zyrtare. Ndërkohë, një impiant lëndësh kimike, një depozitë nafte dhe një sërë lokalitetesh ruse u goditën në orët e para të së dielës nga sulmet...
Burimi:
syri.net