Sulm rus me raketa balistike ndaj Kievit, të paktën 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Sulm rus me raketa balistike ndaj Kievit, të paktën 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 46 të tjerë janë plagosur, nga një sulm i ri rus ndaj Kievit në orët e para të mëngjesit, ndërsa autoritetet ukrainase kishin shpallur alarm për lëshimin e raketave balistike. Sipas kreut të administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkaçenko, sulmi shkaktoi vdekjen e të paktën 11 personave. Ai njoftoi përmes Telegramit se Rusia kishte lëshuar raketa balistike drejt kryeqytetit ukrainas. Gazetarët në Kiev raportuan se pas alarmit u dëgjuan të paktën dhjetë shpërthime, ndërsa më pas pasuan edhe të tjera. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Kliçko, konfirmoi se mbrojtja ajrore u aktivizua për të zmbrapsur sulmin. Nga bombardimet u dëmtua një ndërtesë banimi në lagjen Podilski, ku disa banorë mbetën të bllokuar në katet e sipërme. Gjithashtu shpërthyen...