Sulm në Paradën e Berlinit, makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur

Sulm në Paradën e Berlinit, makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur

Një grua ka humbur jetën dhe 16 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një automjet u fut mes turmës gjatë një aktiviteti të Paradës së Krenarisë (Pride) në Berlin, sipas autoriteteve gjermane. Ngjarja ndodhi pak para orës 22:00 me orën lokale, në parkun Tiergarten, pranë Portës së Brandenburgut, ku ishin mbledhur pjesëmarrës dhe vizitorë të aktivitetit. Policia ka identifikuar një person të dyshuar, i cili, sipas hetimeve paraprake, ka lidhje me islamizmin. Megjithatë, deri më tani nuk është kryer asnjë arrestim. Në kryeqytetin gjerman është ndërmarrë një operacion i gjerë kërkimi. Autoritetet kanë publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij. Brenda perimetrit të sigurisë është gjetur edhe...