Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit gjatë një sulmi të kryer të shtunën në pjesën qendrore të Rripit të Gazës. Sipas ushtrisë izraelite, objektivi i sulmit ishte Hamam Eid, i cili identifikohet si përgjegjës për prodhimin dhe zhvillimin e dronëve të Hamasit. Autoritetet izraelite e akuzojnë Eid se kohët e fundit kishte tentuar të rindërtonte kapacitetet ajrore të Hamasit, veprim që, sipas tyre, përbën shkelje të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në tetor. Marrëveshja parashikonte tërheqjen graduale të forcave izraelite nga Gaza dhe çarmatimin e verifikueshëm të Hamasit. Megjithatë, zbatimi i saj ka mbetur kryesisht i bllokuar. Ndërkohë, Izraeli ka vijuar me sulme pothuajse të përditshme në të gjithë Rripin e Gazës, duke zgjeruar njëkohësisht kontrollin...