Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, plagosen tre persona, dëshmitarët: Autori po bërtiste ‘Allahu Ekber”

Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, plagosen tre persona, dëshmitarët: Autori po bërtiste ‘Allahu Ekber”

Një operacion i madh policor ka nisur në Zvicër pas një sulmi me thikë në stacionin e trenit në qytetin e Winterthur, në të cilin tre persona u plagosën. Motivi i sulmit mbetet i panjohur, por sipas mediave lokale, autori, një zviceran 31-vjeçar, u dëgjua duke bërtitur “Allahu Ekber” gjatë incidentit. Dëshmitarët thanë se sulmi ndodhi pak para orës 8:30 të mëngjesit të ditës së sotme. Sulmuesi u arrestua në stacionin e trenit pak kohë më vonë. Një kalimtar që foli për gazetën zvicerane Blick tha: “Dëgjova një burrë pas meje duke bërtitur ‘Allahu Ekber’ pesë ose gjashtë herë në një mënyrë shumë intensive.” Sipas gazetës 20 Minuten, në kohën e sulmit, një grup nxënësish po kalonin pranë stacionit, ndërsa mësuesi i tyre dyshohet se...