Sulm me armë në Kolumbi/ Vriten katër persona në Cucuta, mes tyre një zyrtar
Katër persona, përfshirë një zyrtar të zgjedhur vendor, janë vrarë të dielën në Cucuta, në verilindje të Kolumbia, në një sulm me armë zjarri që ka tronditur komunitetin lokal, sipas policisë. Autoritetet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur dy persona me motoçikletë kanë hapur zjarr ndaj një grupi njerëzish që ndodheshin ulur në një tavolinë dhe po konsumonin pije alkoolike në një lokal. “Fatkeqësisht konfirmojmë vdekjen e katër personave,” deklaroi zëvendës shefi i policisë lokale Ricardo Conte. Një nga viktimat është identifikuar si William Lopez, president i një këshilli lagjeje në qytet, i cili ndodhet pranë kufirit me Venezuelën. Autorët e sulmit janë larguar nga vendngjarja dhe janë ende në kërkim. Cucuta po përballet me një valë të...
Burimi:
top-channel.tv