Sulm izraelit në Gaza, plagoset rëndë djali i liderit të Hamasit, reagon ky i fundit: As vrasja e bijve tanë nuk do na frikësojë
Një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës ka vrarë një person dhe ka plagosur rëndë Azzam al-Hayya, djalin e Khalil al-Hayya-s, kreut të byrosë politike të Hamasit dhe negociatorit kryesor të grupit në bisedimet indirekte me Izraelin. Sulmi ndodhi në lagjen Daraj të qytetit të Gazës dhe, sipas mjekëve palestinezë, la të plagosur edhe të paktën nëntë persona të tjerë. Viktima e vrarë u identifikua si Hamza al-Sharbasi. Khalil al-Hayya deklaroi për Al Jazeera se djali i tij ishte “plagosur rëndë”, duke theksuar se sulmet izraelite nuk do ta zmbrapsin Hamasin nga qëndrimet e tij politike. “I them pushtuesit dhe të gjithë atyre që na dëgjojnë, ne jemi një popull me një kauzë të drejtë. As vrasja e bijve tanë dhe as martirizimi i...
Burimi:
top-channel.tv