Sulm iranian në Dimona: 47 të plagosur, në shënjestër zona pranë objektit bërthamor të Izraelit

Sulm iranian në Dimona: 47 të plagosur, në shënjestër zona pranë objektit bërthamor të Izraelit

  Autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se po hetojnë se si një raketë iraniane arriti të depërtojë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe të godasë qytetin jugor të Dimona, duke lënë të paktën 47 persona të plagosur. Megjithatë, ajo që duket e qartë është arsyeja pse Irani kishte në shënjestër këtë zonë. Rreth 13 kilometra larg Dimonës ndodhet një objekt që prej kohësh besohet gjerësisht se strehon arsenalin e padeklaruar bërthamor të Izraeli. Zyrtarisht, ky kompleks thuhet se përdoret vetëm për kërkime shkencore. Por për rreth gjashtë dekada, ka qenë një ‘sekret i hapur’ se aty është zhvilluar arma bërthamore e Izraelit, edhe pse çdo qeveri ka mbajtur një qëndrim të paqartë mbi këtë çështje. Kjo ka bërë që Izraeli të jetë fuqia e vetme...