Sulm brutal në tren në Sidnei, u kërkoi të ulnin zërin e muzikës, të rinjtë rrahin pasagjerin (VIDEO)

Sulm brutal në tren në Sidnei, u kërkoi të ulnin zërin e muzikës, të rinjtë rrahin pasagjerin (VIDEO)

Një incident i rëndë është regjistruar gjatë fundjavës në një tren në Sidnei të Australisë, ku një grup të rinjsh sulmuan fizikisht një pasagjer pasi ai u kërkoi të ulnin volumin e muzikës që po dëgjonin. Në videon e regjistruar pak para mesditës së së shtunës, shihen të rinjtë duke goditur me grushte burrin, ndërsa pasagjerët e tjerë ndjekin të tmerruar ngjarjen. Sipas një dëshmitari që ndodhej në tren në momentin e incidentit, të rinjtë po konsumonin vodka dhe po dëgjonin muzikë me volum të lartë. Pasagjeri iu drejtua atyre në mënyrë të sjellshme duke u kërkuar të ulnin zërin, çka dyshohet se çoi në përshkallëzimin e konfliktit. Pas publikimit të pamjeve dhe largimit të autorëve nga vendi i ngjarjes, policia ka nisur hetimet dhe...