Sudani i Jugut rrezikon rikthimin në një luftë të plotë civile, ndërsa dhuna përshkallëzohet
Sudani i Jugut po përjeton një konflikt në rritje midis ushtrisë së lidhur me qeverinë dhe forcave të opozitës e grupeve aleate, që vëzhguesit thonë se rrezikon ta kthejë vendin në një luftë të plotë civile. Konfrontimet e dhunshme në vendin më të ri në botë midis ushtrisë, e cila është besnike ndaj Presidentit Salva Kiir, dhe kryengritësve që besohet se janë aleatë të zv/presidentit të pezulluar, Riek Machar, janë shtuar në javët e fundit. Të dielën, të paktën 169 persona u vranë pasi të rinj të armatosur nga qarku Mayom në veri bastisën një fshat në qarkun fqinj Abiemnom pranë kufirit me Sudanin. Viktimat përfshinin gra, fëmijë dhe anëtarë të forcave të sigurisë qeveritare, tha James Monyluak Majok, ministri i informacionit për zonën administrative...
Burimi:
syri.net