Stuhia më e madhe dimërore godet SHBA-të, 11 persona të vdekur, mbi 800 mijë njerëz mbeten pa energji
MOTI I KEQ NE SHBA SHBA- Amerika është goditur nga stuhia më e madhe e të ftohtit, përgjatë këtij dimri, duke nxitur paralajmërime të forta mbi qytetarët. Të paktën 11 persona kanë vdekur, ndërsa parashikohet që i ftohti brutal do të vazhdojë gjatë gjithë javës, me gati 90 milionë njerëz që janë paralajmëruar nga autoritetet, duke ngjallur frikë tek ata që janë pa strehë ose energji elektrike për ditë të tëra. Më shumë se 800,000 njerëz janë ende pa energji elektrike pasi i ftohte ekstrem i nxori ato jashtë funksionit. E diela ishte dita më e keqe për anulimet e fluturimeve që nga pandemia. Mbi 17,000 fluturime janë anuluar gjithsej gjatë kësaj stuhie. Shkollat në qytetet kryesore kanë anuluar mësimet ose kanë kaluar në mësim në distancë për të hënën....
Burimi:
zeri.ai