Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona
Një stuhi dimërore ka goditur Suedinë, duke marrë dy jetë njerëzish, e duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe balck out-e masive. Instituti vendas i Meteorologjisë dha alarmin për erëra të forta në pjesë të mëdha të vendit që po bën llogaritë me stuhinë Johannes. Një burrë rreth të 50-ave vdiq pasi u godit nga një pemë në vendpushimin e skive Kungsberget në jug të vendit, raportuan mediat lokale dhe policia, ndërsa kompania rajonale e shërbimeve, Hemab, tha se një nga punonjësit e saj vdiq pas një aksidenti në një fushë”. Dhjetëra mijëra shtëpi në Suedi, Norvegji dhe Finlandë kanë mbetur sakaq pa energji elektrike. Ndërprerjet e energjisë kanë prekur mbi 40 mijë shtëpi dhe shumë shërbime hekurudhore u anuluan, raportoi agjencia suedeze e lajmeve TT....