Studimi në Zvicër: Kufizimi i popullsisë në 10 milionë, mund të dëmtojë ekonominë!
Një studim i porositur nga qeveria dhe i publikuar të mërkurën, paralajmëroi se kufizimi i popullsisë rezidente të përhershme të Zvicrës në 10 milionë banorë mund të sjellë pasoja të mëdha ekonomike, financiare dhe sociale, përfshirë përkeqësimin e mungesës së fuqisë punëtore dhe rritjen e presionit mbi sistemet e pensioneve. Studimi, i porositur nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) dhe i miratuar nga Këshilli Federal Zviceran, ka shqyrtuar efektet afatgjata të vendosjes së një tavani të popullsisë përmes skenarëve të ndryshëm demografikë dhe të migracionit. Raporti është përgatitur në përgjigje të dy kërkesave parlamentare që kërkonin analizë mbi ndikimin e kufizimeve të popullsisë në ekonominë e Zvicrës, sistemet sociale dhe strukturën demografike. Sipas studimit, kufizimi i rritjes së popullsisë mund të lehtësojë presionin mbi banesat,...
Burimi:
syri.net