Studentët gjermanë dalin sërish në rrugë: Merz dhe industria e luftës na duan “mish për top”

Studentët gjermanë dalin sërish në rrugë: Merz dhe industria e luftës na duan “mish për top”

Dhjetëra mijëra nxënës pritet të dalin në protesta në të gjithë Gjermaninë këtë të premte, kundër ndryshimeve të reja të qeverisë për shërbimin ushtarak dhe forcimin e ushtrisë. Sipas organizatorëve, mbi 50 mijë të rinj pritet të bojkotojnë mësimin dhe të marrin pjesë në demonstrata. Protesta është planifikuar më 8 maj, ditën që shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe humbjen e Gjermanisë naziste. Lëvizja protestuese “Schulstreik gegen Wehrpflicht” kundërshton politikat e qeverisë së kancelarit Friedrich Merz për rritjen e kapaciteteve ushtarake. “Qeveria dhe industria po përgatiten për luftë, ndërsa ne të rinjtë duan të na bëjnë mish për top”, deklaroi një nga organizatorët e protestës. Sipas ligjit të ri, të gjithë 18-vjeçarët në Gjermani do të marrin pyetësorë të detyrueshëm për të vlerësuar...