Steve Witkoff do të vizitojë Izraelin të martën, përpara bisedimeve Ukrainë-Rusi
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, pritet të vizitojë Izrael të martën. Witkoff do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu mes tensioneve në rritje me Iranin, ndërsa Uashingtoni përpiqet të ecë përpara me planin e tij për Gazën. Shtëpia e Bardhë tha se Witkoff do të udhëtojë më pas për në Abu Dhabi, ku do të zhvillojë bisedime me delegacionet ruse dhe ukrainase të mërkurën dhe të enjten. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv