donald trump
SHBA- Donald Trump ka pohuar se Irani dëshiron “të bëjë një marrëveshje kaq shumë”, por se “kanë frikë ta thonë, sepse mendojnë se do të vriten nga populli i tyre”.
Duke folur në një aktivitet për mbledhje fondesh të republikanëve në Uashington, Trump këmbënguli se Irani po “negocion” me SHBA-në në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme.
“Askush nuk ka parë ndonjëherë diçka të ngjashme me atë që po bëjmë në Lindjen e Mesme me Iranin, dhe ata po negociojnë, meqë ra fjala, dhe ata duan kaq shumë të bëjnë një marrëveshje, por kanë frikë ta thonë sepse mendojnë se populli i tyre do t’i vrasë. Ata kanë gjithashtu frikë se ne do t’i vrasim”, tha Trump.
????????????????⚡️– Donald Trump claims that Iran wants to “make a deal so badly, but they are afraid to say it. They figure they will be killed by their own people. They are also afraid they will be killed by us”.But their people were against the government according to US and Israel? pic.twitter.com/5eQ5Mv6YAE
— MonitorX (@MonitorX99800) March 26, 2026
Komentet e presidentit amerikan vijnë pasi Irani më parë hodhi poshtë një plan paqeje të propozuar nga Shtëpia e Bardhë, duke i quajtur kërkesat “të tepërta”.
Kjo e shtyu Trumpin të kërcënonte “se do të lëshonte ferrin” mbi Iranin nëse nuk pranonte humbjen, duke shtuar se vendi do të “godiste më shumë se kurrë më parë”. /ZËRI
