SYRI TV/ Shpërthim në një banesë në Markatomaj të Lezhës, 6 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë

SYRI TV/ Shpërthim në një banesë në Markatomaj të Lezhës, 6 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë

Gjashtë persona të së njëjtës familje, mes tyre dy fëmijë, mbetën të plagosur mbrëmjen e së premtes pas shpërthimit të një bombole gazi në banesën e tyre në fshatin Markatomaj të Lezhës. Në gjendje të rëndë ndodhet kryefamiljari, 40-vjeçari Saimir Kola, i cili pas trajtimit në Lezhë u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Familja kishte ardhur nga Italia për pushime dhe një gëzim familjar. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e shpërthimit. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Markatomaj të qytetit të Lezhës. Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë dykatëshe, duke lënë të plagosur gjashtë persona të së njëjtës familje, mes tyre edhe dy fëmijë të mitur, të moshës 10 dhe 13...