Starmer: Britania nuk do të dorëzohet para trysnisë së Trumpit për Groenlandën

Starmer: Britania nuk do të dorëzohet para trysnisë së Trumpit për Groenlandën

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka thënë se nuk do t’i nënshtrohet presidentit amerikan, Donald Trumpit, dhe se do të vazhdojë ta kundërshtojë përvetësimin e Grenlandës nga Shtetet e Bashkuara. Starmer ka synuar të mbajë marrëdhënie të ngushta me Trumpin për t’i ruajtur lidhjet tregtare dhe të sigurisë, por në disa nga kritikat e tij më të ashpra ndaj liderit amerikan, ai tha se nuk do të frikësohet për ta ndryshuar qëndrimin e tij se e ardhmja e Grenlandës duhet të vendoset nga populli i saj dhe nga Danimarka. “Nuk do të zbythem, Britania nuk do të zbythet, nga parimet dhe vlerat tona për të ardhmen e Grenlandës nën kërcënimin e tarifave, dhe ky është qëndrimi im i qartë”, u tha Starmer ligjvënësve,...