Stalini po rikthehet në Rusi!?

Stalini po rikthehet në Rusi!?

Nga Eljanos Kasaj* Moskë, Rusi-70 vite më parë, më 25 shkurt 1956, Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikita Sergejeviç Hrushov mbajti fjalimin e tij skandaloz dhe historik, të njohur ndryshe si “fjalimi sekret”, gjatë Kongresit XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ku për herë të parë dhe zyrtarisht, kritikoj kultin e individid të Josif Visarionoviç Stalinit dhe krimet e kryera kundër popujve sovjetik prej aparatit shtetëror stalinian (veçanërisht prej NKVD-së), gjatë implementimit të programit të indurstrializimit të viteve 1930′ ose fushatës kundër kulak-ëve (fshatarëve që i kishin rezistuar kolektivizimit të tokës së tyre), pa përmendur këtu spastrimet e kryera gjatë viteve të Terrorit të Madh (1937-1938), të cilat panë ajkën e inteligjencias politike, shkencore, artistike dhe ushtarake sovjetike të pushkatuar...