Stafi i Luvrit pezullon grevën, rihapet plotësisht për vizitorët muzeu më i vizituar në botë

Stafi i Luvrit pezullon grevën, rihapet plotësisht për vizitorët muzeu më i vizituar në botë

Muzeu i Luvrit në Paris u rihap plotësisht këtë të premte, pasi punonjësit votuan për të pezulluar grevën që kishte ndërprerë aksesin në muzeun më të vizituar në botë. Sipas Associated Press, vendimi u mor gjatë një asambleje të përgjithshme të stafit, ku punonjësit votuan unanimisht për ndalimin e përkohshëm të grevës, me qëllim rikthimin e muzeut në funksion normal dhe pritjen e vizitorëve. Greva kishte çuar në mbylljen e plotë të Luvrit në fillim të javës dhe në një rihapje të pjesshme të mërkurën. Sindikatat thanë se pezullimi i grevës erdhi pas pesë takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, por theksuan se përparimi mbetet i pamjaftueshëm, veçanërisht në lidhje me mungesën e stafit, nivelin e pagave dhe planet afatgjata të sigurisë. Po ashtu,...