Spanja nuk gjen qetësi, aksidenti i katërt hekurudhor brenda javës

Spanja nuk gjen qetësi, aksidenti i katërt hekurudhor brenda javës

Bota E Enjte, 22 Janar 2026 16:15 Një tren pasagjeresh u përplas me një vinç në juglindje të Spanjës të enjten, duke shënuar aksidentin e katërt hekurudhor në vend brenda më pak se një jave. Katër persona pësuan lëndime të lehta në aksidentin pranë qytetit port të Kartagjenës, në rajonin e Murcias. Spanja është ende e tronditur nga tragjedia e së dielës, kur dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në rajonin jugor të Andaluzisë, duke u marrw jetwn tw paktwn 43 personave. Dy ditë më pas, një tren pasagjeresh doli nga shinat pasi një mur mbajtës u rrëzua mbi binarë për shkak të reshjeve të dendura pranë qytetit të Barcelonës, duke shkaktuar vdekjen e makinistit dhe plagosjen e rëndë të katër pasagjerëve. Sindikata...