Spanja në kaos nga përmbytjet/ Reshjet e dendura të shiut izolojnë qytetarët në shtëpi, alarm i kuq për përkeqësimin e situatës

Spanja në kaos nga përmbytjet/ Reshjet e dendura të shiut izolojnë qytetarët në shtëpi, alarm i kuq për përkeqësimin e situatës

Një paralajmërim i kuq për “rrezik ekstrem” është lëshuar për disa zona të njohura turistike në Spanjë, ndërsa një stuhi e fuqishme ka goditur rajonin e Costa del Sol, duke shkaktuar përmbytje të rënda dhe kaos. Shirat intensive kanë përfshirë veçanërisht provincën e Malagës, ku autoritetet kanë shpallur alarm të kuq në 27 komuna, ndërsa situata pritet të përkeqësohet në orët në vijim. Sipas mediave ndërkombëtare, zonat e Sol dhe Guadalhorce janë ndër më të goditurat, me rrugë të shndërruara në lumenj balte dhe ujëra të mbushura me mbeturina që kanë rrëmbyer makina dhe pemë. Pamjet nga terreni tregojnë automjete që lundrojnë mes rrymave të forta, ndërsa vendas dhe turistë kanë mbetur të bllokuar në banesat apo automjetet e tyre. Autoritetet kanë bërë të ditur...