SpaceX kalon Amazonin, bëhet kompania e pestë më e vlefshme në botë

SpaceX kalon Amazonin, bëhet kompania e pestë më e vlefshme në botë

SpaceX e Elon Musk ka lënë pas Amazonin dhe është ngjitur në vendin e pestë të kompanive më të vlefshme në botë, pas një rritjeje të fortë të aksioneve vetëm pak ditë pas hyrjes në bursë. Kompania hapësinore e Elon Musk tashmë vlerësohet në rreth 2.78 trilionë dollarë, duke tejkaluar gjigantin e tregtisë online Amazon, vlera e së cilës llogaritet në rreth 2.66 trilionë dollarë. Aksionet e SpaceX janë rritur me më shumë se 50% që nga debutimi në bursën Nasdaq të Nju Jorkut, në atë që konsiderohet oferta publike më e madhe në histori. Çmimi i aksioneve është rritur nga 135 dollarë në 209 dollarë për aksion brenda pak ditësh. Rritja e vlerës së kompanisë erdhi menjëherë pas njoftimit se SpaceX do të blejë...