Sot voton diaspora, nesër KOSOVA sërish para kutive për herë të katërt brenda vitit

Sot voton diaspora, nesër KOSOVA sërish para kutive për herë të katërt brenda vitit

KOSOVË-Sot po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme në 29 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës që janë të vendosura në 18 shtete të botës. Procesi u hap në ora 07:00 të mëngjesit në Konsullatën e Kosovës në Stamboll, e cila u bë përfaqësia e parë diplomatike që hap dyert për votim. Në këtë përfaqësi janë janë të regjistruar 116 votues.  Pas Turqisë, votimi do të vazhdojë në 15 shtete të Evropës, ku janë të regjistruar gjithsej 17 mijë e 761 votues, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Belgjikën, Norvegjinë, Austrinë, Suedinë, Slloveninë, Danimarkën, Italinë, Kroacinë, Holandën, Republikën Çeke dhe Hungarinë. Në fund, procesi i votimit do të zhvillohet edhe në kontinentin amerikan, për 1 mijë e 310 votues të regjistruar në...