Sot protesta për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut: Të shpëtojmë kombin
Sot në 18 maj në orën 16:30, mijëra studentë shqiptarë do të mblidhen para Urës së Gurit në Shkup për të kërkuar të drejtën që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe. Slogani i protestës është “Bashkohuni me studentët – të gjithë njëzëri”, duke theksuar nevojën për respektimin e të drejtave gjuhësore në provimet e jurisrudencës. Protesta vjen pas refuzimit të kërkesës së studentëve nga ministri aktual i Drejtësisë, Igor Filkov dhe është e dyta që organizojnë studentët shqiptarë këtë vit. Që nga e diela, shumë figura publike kanë shprehur mbështetjen e tyre, përfshirë Ramush Haradinajn, këngëtaren Shkurte Fejza, ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, si dhe përfaqësues të PDK-së. Më 6 prill 2026, një protestë e ngjashme u mbajt në Shkup, ku mijëra studentë...
Burimi:
javanews.al