Sot Dortmund vs Inter në Vizion Plus, mbrëmje spektakolare në Champions, ekipet në garë për një biletë kualifikimi

Sot Dortmund vs Inter në Vizion Plus, mbrëmje spektakolare në Champions, ekipet në garë për një biletë kualifikimi

Vetëm dy ekipe, Arsenal dhe Bajern, janë kualifikuar zyrtarisht për në fazën e 1/8 të Champions League, kështu që mbrëmja e sotme, e fundit në fazën e ligës së këtij trofeu, do të jetë vërtet me shumë emocione, pasi do të luhet gjithçka deri në frymën e fundit, për një ose tre pikë më shumë… për një apo për disa gola më shumë. 18 takime do të luhen në të njëjtin orar, 21:00, teksa Vizion Plus ka zgjedhur të transmetojë duelin shumëpritur italo-gjerman, Dortmund–Inter. Vendasit luajnë për të siguruar matematikisht zonën play-off, ndërsa Inter dëshiron me patjetër fitoren për disa arsye: e para, për të provuar një mrekulli, kalimin direkt në fazën tjetër, objektiv që veç suksesit zikaltër duhet të kombinohet me një sërë rezultatesh...