Skandali i ‘skllavit seksual’ në JPMorgan, drejtuesja shqiptare padit ish-bankierin për shpifje: Donte të shkatërronte reputacionin tim dhe të zhvaste miliona dollarë

Skandali i ‘skllavit seksual’ në JPMorgan, drejtuesja shqiptare padit ish-bankierin për shpifje: Donte të shkatërronte reputacionin tim dhe të zhvaste miliona dollarë

Drejtoresha ekzekutive e JPMorgan Chase, shqiptarja Lorna Hajdini, ka paditur në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut ish-bankierin Chirayu Rana për shpifje, duke e akuzuar se ka sajuar pretendime të rënda ndaj saj. Sipas padisë, Rana ka bërë akuza të pavërteta se Hajdini e ka droguar dhe e ka detyruar në marrëdhënie seksuale jo konsensuale, duke e përfshirë edhe në pretendime për “skllavëri seksuale”. Hajdini i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke i cilësuar si të rreme dhe të qëllimshme për përfitim financiar dhe dëmtim reputacioni. Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, ajo thekson se ish-bankieri ka zhvilluar një fushatë disa mujore me akuza të fabrikuara, të cilat sipas saj i kanë shkaktuar dëme të mëdha personale dhe profesionale. JPMorgan ka dalë gjithashtu në mbështetje të...