Situata jashtë kontrollit, më shumë se 300 mijë persona largohen nga Franca dhe Spanja
Franca dhe Spanja nuk po gjejnë qetësi si pasojë e zjarreve të mëdha. Zjarrfikësit po përpiqen të përmbajnë zjarret në jugperëndim të Francës, ndërsa erërat e forta I shtyjnë flakët drejt qytetit të Bordeaux. Zyrtarët flasin për një situatë jashtë kontrollit. Më shumë se 300,000 njerëz në Francë dhe Spanjë kanë ikur nga zjarret që kanë shpërthyer prej ditësh, pasi erërat dhe temperaturat e larta pengojnë përpjekjet për t’i mbajtur ato nën kontroll. Në Spanjë, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, një ndryshim në kushtet e motit i ka ndihmuar zjarrfikësit jashtë Madridit. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez pranoi se kishte “kohë të ndërlikuara përpara”. Ndërkohë, autoritetet në València konfirmuan vdekjen e një personi. Burri, që besohet të jetë rreth të 70-ave, u gjet i vdekur...
Burimi:
javanews.al