Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Greqi
Disa vatra zjarri janë aktivizuar këtë të martë në ishullin e Korfuzit dhe në zona të ndryshme të Greqisë kontinentale, ndërsa autoritetet kanë mobilizuar forca nga ajri dhe toka për të vënë flakët nën kontroll. Sipas Shërbimit Zjarrfikës grek, zjarri më problematik është regjistruar pranë fshatit Temploni, në veri të Korfuzit, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe pyjore dhe toka bujqësore. Në operacion janë angazhuar 20 zjarrfikës, pesë mjete zjarrfikëse dhe shtatë avionë që kryejnë hedhje uji nga ajri. Autoritetet e Mbrojtjes Civile u kanë dërguar banorëve në zonë një njoftim në telefonat celularë, duke u kërkuar të jenë në gatishmëri në rast se urdhërohet evakuimi. Një tjetër vatër zjarri është shfaqur pranë qytetit të Tebës, në veriperëndim të Athinës, ku tre avionë po mbështesin forcat...
Burimi:
vizionplus.tv