“Sindroma e turistëve”/ Studimi tregon pse njerëzit sillen keq kur janë me pushime

“Sindroma e turistëve”/ Studimi tregon pse njerëzit sillen keq kur janë me pushime

Autoritetet në Itali shpesh ankohen për sjelljen e turistëve, dhe shembujt janë të shumtë, duke nisur nga dëmtimi i monumenteve më të vjetra dhe të çmuara, kthimi i shatërvanëve në pishina në ditët e nxehta të verës, grafitët e lëna mbi muret e Koloseumit, selfie-t e pahijshme pranë statujave dhe pikturave me vlerë të pakrahasueshme. Ky fenomen tashmë e ka edhe një emër: “sindroma e turistit”. Ai i referohet prirjes për t’u sjellë pa respekt ose për të tejkaluar normat kur njerëzit janë larg shtëpisë, dhe për të kryer veprime që nuk do t’i bënin kurrë në vendin e tyre në jetën e përditshme. Autorët e studimit intervistuan një numër turistësh, 56% e të cilëve e pranuan se kur jashtë kufijve sillen në një mënyrë...