Sindikata e Gazetarëve Palestinezë: Izraeli arrestoi 42 gazetarë në vitin 2025
Sindikata e Gazetarëve Palestinezë njoftoi se ushtria izraelite arrestoi 42 gazetarë, përfshirë 8 gra, në vitin 2025 në Bregun Perëndimor të pushtuar, Kuds dhe zonat e populluara nga palestinezët brenda kufijve izraelitë. Në një raport të publikuar nga sindikata thuhet se Izraeli vazhdon të shënjestrojë sistematikisht gazetarët, duke përdorur praktika të tilla si ndalimi arbitrar dhe administrativ, rrahje, dëbime, konfiskim të pajisjeve dhe marrje në pyetje me forcë, ndërsa vihet në dukje se kjo është pjesë e një përpjekjeje për të “heshtur ndjekjen e lajmeve dhe për të thyer strukturën kombëtare të medias”. Raporti, i përgatitur nga komiteti i lirive të sindikatës, nxjerr në pah një përshkallëzim të rrezikshëm në politikën e arrestimeve të Izraelit, duke shënjestruar gazetarët me ndikim, duke zgjeruar praktikën e “paraburgimit...
Burimi:
ntv.al