“Si Trump koordinoi me ekipin e sigurisë sulmet ndaj Iranit”, CNN nxjerr prapaskenat nga Turqia

“Si Trump koordinoi me ekipin e sigurisë sulmet ndaj Iranit”, CNN nxjerr prapaskenat nga Turqia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përdorur qëndrimin e tij në Ankara për samitin e NATO-s për të koordinuar reagimin amerikan ndaj zhvillimeve të fundit me Iranin, raportoi CNN. Sipas burimeve të televizionit amerikan, Trump zhvilloi një takim me Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe kreun e Shefave të Shtabit të Përbashkët, Dan Caine, ku u diskutuan skenarë të ndryshëm për përgjigjen ndaj sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Në fokus të diskutimeve ishin edhe mundësitë për veprime ushtarake kundër objektivave iraniane, ndërsa administrata amerikane po vlerëson hapat e mëtejshëm. Në Ankara ishte edhe Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, i cili u konsultua me Trumpin për çështjen e sanksioneve ndaj Iranit dhe mundësinë e rikthimit...