Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Venezuelë?

Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Venezuelë?

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shprehur reagime të përziera për sulmin e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë të shtunën, i cili i parapriu kapjes së udhëheqësit venezuelas, Nicolas Maduro, dhe dërgimit të tij në paraburgim në Nju Jork. Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do ta “qeverisin” Venezuelën deri në “kalimin e duhur të pushtetit” dhe do t’i shfrytëzojnë rezervat e saj të mëdha të naftës, pas rrëzimit të Maduros. Maduro u dërgua në një qendër paraburgimi në Nju Jork të dielën, dhe pritet të dalë para gjykatës gjatë javës për t’u përballur me akuza për vepra penale të drogës dhe armëve. Para sulmit, Shtetet e Bashkuara e kishin akuzuar vazhdimisht Maduron se drejton një “narko-shtet” dhe se ka manipuluar procesin zgjedhor....