Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Si lokali u kthye në kurth vdekjeje në Zvicër/ Fishekzjarrë brenda, temperatura qindra gradë
Hetuesit po vazhdojnë kërkimet për viktimat e zjarrit në klubin Le Constellation, në resortën zvicerane të skive të Crans-Montana, ku humbën jetën mes flakëve rreth 47 persona e 115 të terë u lënduan. Oficerët e mjekësisë ligjore ndodhen në vendngjarje, mes raporteve se shumë pacientë, disa deri edhe vetëm 15 vjeç, po trajtohen për djegie të rënda të shkallës së tretë. Zyrtarët paralajmërojnë se mund të duhen ditë apo edhe javë të tëra për të identifikuar viktimat. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, por dëshmitarë të shumtë flasin për shkëndija fishekzjarresh të ndezura brenda lokalit që kanë mbërritur tavanin e tij. Zjarri u përhap me shpejtësi rrufeje, me gjasë i favorizuar nga një shtresë materiali sintetik izolues që mbulonte tavanin e...