Shumë zhurmë për asgjë/ Trump kërcënon…Karamelet amerikane për Iranin shpejt do mbarojnë
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se po përpiqet t’i japë Iranit çdo shans për të negociuar për paqe “para prerjes së kokës”. Duke folur me gazetarët, ai u shpreh gjithashtu se ishte shumë krenar “për faktin që do t’u jap njerëzve një shans”. Sipas Trump, do të kishte “mbetur shumë pak” nëse sulmet do të kishin vazhduar. Presidenti u tha gazetarëve se SHBA-të do ta godisnin Iranin “më fort se çdo sulm që nga Lufta e Dytë Botërore” përpara se ai t’i anulonte sulmet. “Ky është shansi i fundit që ata të nënshkruajnë një dokument të mirë”, tha presidenti republikan. Megjithatë, Irani ka mohuar çdo negociatë aktuale me SHBA-në dhe një këshilltar ushtarak i udhëheqësit suprem ka kërcënuar anijet amerikane që marrin pjesë në bllokadën...
Burimi:
ntv.al