Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Shuhet në moshën 81-vjeçare ish-kryeparlamentari i Kosovës Nexhat Daci
Nexhat Daci PRISHTINË- Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 81-vjeçare akademiku dhe politikani i njohur Nexhat Daci. Lajmin e konfirmoi Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të Nexhat Dacit, politikanët e Kosovës kanë shprehur ngushëllime familjes së tij si dhe kanë vlerësuar kontributin e tij në jeten akademike dhe politike. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e vlerësoi kontributin e Dacit në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin e arsimit të lartë, duke theksuar se ai do të mbetet një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës. Po ashtu edhe Kryeministri Albin Kurti, u shpreh se Daci do të kujtohet si një nga emrat kyç në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Kreu i Partisë Demokratike të...