Shtrenjtohet nafta në bursa/ Arrin në 114 dollarë për fuçi të hënën

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Arrin në 114 dollarë për fuçi të hënën

Çmimet e naftës nuk u tërhoqën pavarësisht njoftimit të presidentit Amerikan Donald Trump se trupat amerikanë do shoqërojnë anijet e bllokuara në ngushticën e Hormuzit. Nafta e papërpunuar brent u rrit lehtë të hënën me gati 1% duke u ngjitur në 109 dollarë për fuçi. Luhatjet rezultuan minimale pasi tregtarët panë pak shpresë në planet e Trump se do të zgjidhte atë që Agjencia e Ndërkombëtare e Energjisë e ka quajtur krizën më të madhe energjetike në histori. Sipas analistëve, tregu po mësohet me deklaratat e Presidentit rreth negociatave me Iranin që më vonë rezultojnë te jenë. Sipas tyre, për aq kohë sa nuk ka një plan të qartë për rivendosjen e rrjedhave të energjisë mes ngushticës jetike të Hormuzit, luhatjet në bursat globale do...