Shtohen viktimat nga Ebola/ Kongo, 80 të vdekur dhe mbi 200 të prekur
Rritet numri i të infektuarve me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos. Agjencia Kryesore Shëndetësore e Afrikës raportoi se 80 persona kanë humbur jetën deri më tani, ndërsa raportohet për 246 raste të prekura nga virusi. Zonat më të prekura janë kryesisht zonat minerare të arit Mongwalu dhe Rwampara. Autoritetet shëndetësore theksojnë se situata është veçanërisht shqetësuese për shkak të lëvizjeve të shumta të popullsisë në këto zona dhe aktivitetit të gjerë minerar. Në Uganda është konfirmuar gjithashtu një rast i importuar i Ebolës. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një burrë 59-vjeçar nga Kongo, i cili kishte vdekur në spital, rezultoi pozitiv me virusin. Ebola është një sëmundje virale e identifikuar për herë të parë në vitin 1976 në atë që sot është Republika Demokratike...
Burimi:
opinion.al