“Shtëpia e Bardhë nuk e dinte që i kisha”, audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

“Shtëpia e Bardhë nuk e dinte që i kisha”, audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

Regjistrime audio të ish-presidentit amerikan Joe Biden, të cilat ai kishte luftuar për vite me radhë që të mbeteshin private, janë bërë publike nga republikanët në Kongresin amerikan. Në këto regjistrime, Biden dëgjohet duke pranuar se kishte në posedim materiale të klasifikuara pasi kishte lënë detyrën si zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara. Bëhet fjalë për biseda mes Bidenit dhe shkrimtarit Mark Zwonitzer, i cili po punonte për kujtimet e tij të vitit 2017 me titull “Promise Me, Dad”. Regjistrimet janë bërë gjatë periudhës së përgatitjes së librit. Në një moment të audios së regjistruar në shkurt të vitit 2017, vetëm një muaj pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Biden dëgjohet duke thënë: “Sapo gjeta të gjitha materialet e klasifikuara poshtë. Bëj kujdes”. Në një tjetër...