Shtëpia e Bardhë: Lirimi i të burgosurve në Venezuelë shembull i ndikimit të Trump

Shtëpia e Bardhë: Lirimi i të burgosurve në Venezuelë shembull i ndikimit të Trump

Lirimi i të burgosurve i njoftuar sot në Venezuelë është “një shembull” i “ndikimit” që Donald Trump ka mbi autoritetet në Karakas, tha zëvendëssekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, në një deklaratë dërguar AFP-së. “Ky është një shembull, ndër të tjera, se si presidenti po e përdor ndikimin e tij në masën më të plotë për të mirën e popullit amerikan dhe popullit të Venezuelës”, theksoi ajo. Madridi njofton lirimin e pesë spanjollëve në Venezuelë. Qeveria spanjolle njoftoi sot lirimin e pesë spanjollëve, përfshirë një me shtetësi të dyfishtë, në Venezuelë, pas deklaratës së presidentit të parlamentit në Karakas për lirimin e një numri të konsiderueshëm të të burgosurve politikë. “Qeveria spanjolle mirëpret lirimin sot në Karakas të pesë spanjollëve, përfshirë një...