Shpërthim në një sinagogë në Belgjikë, policia krijon një zonë sigurie
Një shpërthim ndodhi në sinagogën në qytetin belg të Liège rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm, njoftoi policia lokale. Nuk pati të lënduar, por u shkaktuan dëme materiale, raporton VRT belge. Sipas raportimeve, dritaret në pjesën e përparme të ndërtesës së sinagogës ishin thyer, si dhe dritaret e ndërtesave përballë rrugës. Policia thotë se rruga do të mbetet e mbyllur ndërsa hetimi vazhdon. Një zonë sigurie u krijua në afërsi të sinagogës. Hetimi po kryhet nga departamenti antiterrorizëm i policisë gjyqësore federale në Liège. Kryebashkiaku i Liège dënoi atë që e quajti një “akt të dhunshëm antisemitizmi” dhe tha se “është e papranueshme që konfliktet të importohen nga jashtë”.
Burimi:
syri.net