Shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh në Kinë, 21 të vdekur

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh në Kinë, 21 të vdekur

Një shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh në provincën Hunan të Kinës ka vrarë 21 persona dhe ka lënë 61 të plagosur. Shpërthimi ndodhi në fabrikën Huasheng Fireworks rreth orës 16:40 (sipas kohës lokale) të hënën, në qytetin Liuyang, duke detyruar ekipet e shpëtimit të evakuojnë të gjithë banorët brenda një rrezeje prej 3 km nga fabrika. Autoritetet angazhuan rreth 500 persona për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe për trajtimin e të plagosurve, ndërsa u përdorën edhe robotë për të ndihmuar në gjetjen e personave të bllokuar brenda ndërtesës. Policia, e cila po heton shkaqet e shpërthimit, ka marrë “masa kontrolli” ndaj personit përgjegjës të kompanisë së fishekzjarreve, raportuan mediat shtetërore kineze. Autoritetet thanë se dy depo baruti brenda zonës së fabrikës paraqisnin rrezik të lartë gjatë operacioneve të...