Shpërthim në ambasadën e SHBA në Oslo, ngjarja mbetet mister, diplomatët refuzojnë ta komentojnë

Shpërthim në ambasadën e SHBA në Oslo, ngjarja mbetet mister, diplomatët refuzojnë ta komentojnë

Pamje nga ambasada OSLO- Një shpërthim ka ndodhur pas mesnatës në ambasadën amerikane në Oslo, Norvegji, njoftojnë autoritetet vendase. Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, ndërsa ende nuk bëhet me dije se kush qëndron pas këtij shpërthimi. Mësohet se nga shpërthimi ambasada pësoi dëme të vogla, ndërsa punonjësit amerikanë të misionit diplomatik nuk kanë dhënë asnjë koment për ngjarjen. Autoritetet vendase njoftuan se shpërthimi ndodhi në hyrjen publike të ndërtesës. Ngjarja është në hetim, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në zonën e kryeqyetit ku ndodhet ambasada./ZËRI