Shpërthim me bombë pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Siri/ Vdes një ushtar, plagosen 18 të tjerë
Ditën e sotme një ushtar sirian u vra dhe të paktën 18 persona të tjerë u plagosën kur një bombë shpërtheu jashtë një ndërtese të Ministrisë së Mbrojtjes në Siri. Sipas një deklarate të publikuar nga media shtetërore, një njësi ushtarake sapo e kishte bombën në një makinë në zonën qendrore të kryeqytetit dhe më pas shpërtheu ndërsa ushtarët po përpiqeshin ta çaktivizonin pajisjen. Forcat e sigurisë rrethuan shpejt zonën pranë Qytetit të Vjetër. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv