Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza
Qindra palestinezë kanë dalë në protesta kundër Hamasit në disa zona të Rripit të Gazës, sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale. Protestat ishin planifikuar disa javë më herët nga aktivistë kundër Hamasit, të cilët kishin bërë thirrje për një pjesëmarrje të madhe më 26 korrik. Megjithatë, para zhvillimit të tyre, raportohet se persona të lidhur me Hamasin kanë ushtruar presion dhe kanë kërcënuar banorët që planifikonin të merrnin pjesë, raporton times of israel. Protestuesit u panë duke mbajtur pankarta me mesazhe kundër Hamasit, ndërsa disa prej tyre shkruanin “Me lejen e Zotit, Hamasi jashtë”, “Ne nuk jemi pengje” dhe “Ne duam të jetojmë”. Në disa pamje dëgjohen thirrje kundër vazhdimit të luftës dhe shkatërrimit në Gaza, përfshirë sloganin “Mjaft me shkatërrimin”. Nuk është bërë e ditur...
Burimi:
opinion.al