Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano
Dy të vdekur dhe dyzet të plagosur është bilanci deri më tani i aksidentit që ndodhi në Milano, ku një tramvaj doli nga shinat dhe më pas u përplas me një ndërtesë. Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur për shkak se çelësi për të ndërruar shinat nuk është aktivizuar, duke rezultuar që tramvaji të vendosej në shinat e gabuara. Sipas televizionit publik Rai, ky zhvillim tragjik mund të jetë për shkak të një situate ku drejtuesi i tramvajit ka humbur ndjenjat ose ndonjë problemi tjetër shëndetëso, që e ka ndaluar këtë të fundit të shtypte butonin që vendoste tramin në shinat e duhura. Zyra e prokurorit të Milanos njoftoi se kishte nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia, ndërsa më shumë se tridhjetë zjarrfikës...
Burimi:
javanews.al