Shkopinj gome e gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara
Njësi speciale të policisë turke hynë me forcë në selinë e partisë kryesore opozitare CHP në Ankara për të larguar udhëheqjen e shkarkuar të saj, duke përdorur gaz lotsjellës kundër personave që ndodheshin brenda ndërtesës. Retë e gazit u përhapën në godinën që strehon Partinë Popullore Republikane ndërsa mbështetësit e partisë bërtisnin dhe hidhnin sende drejt hyrjes në përpjekje për të ndalur policinë, thotë Rueters. Forcat e rendit hynë në ndërtesë pasi arritën të të çanin një barrikadë të improvizuar. Deri më tani nuk ka informacione të qarta për persona të lënduar gjatë përleshjeve. Kriza nisi pasi një gjykatë turke vendosi të enjten të shkarkojë liderin e CHP-së, Ozgur Ozel, duke anuluar rezultatet e kongresit të vitit 2023 ku ai ishte zgjedhur kryetar. Gjykata pretendon...
Burimi:
top-channel.tv